Insajderi
Biznes

Microsoft investon 1 miliardë dollarë në OpenAI

Insajderi
24 July 2019 - 08:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Microsoft tashmë do të jetë partneri i preferuar i OpenAI ku bëhet fjalë për komercializimin e teknologjive të reja që zhvillon në të ardhmen.

Microsoft vendosi një bast 1 miliardë dollarësh në Open Ai, kompaninë e themeluar nga Elon Musk dhe Sam Altman tre vite më parë me qëllim që të realizojnë kërkim dhe zhvillim në inteligjencën artificiale.

Ditën e Hënë Microsoft dhe OpenAi lançuan partneritetin e tyre shumëvjeçar ku dy kompanitë së bashku do të ndërtojnë teknologji të inteligjencës artificiale për platformën cloud Microsoft Azure ndërsa vetë OpenAi do të sjellë shërbimet e saj në Azure.

Microsoft tashmë do të jetë partneri i preferuar i OpenAI ku bëhet fjalë për komercializimin e teknologjive të reja që zhvillon në të ardhmen.

Për Microsoft qëllimi kryesor i këtij partneriteti është krijimi i një platforme në shkallë të gjerë Azure AI. Nga ana tjetër OpenAI përfiton sepse Microsoft mbështet interesat e kompanisë për zhvillimin e teknologjive të sigurta së bashku me 1 miliardë dollarët.

Kur nisi rrugëtimin OpenAI kishte siguruar 1 miliardë dollarë nga Musk, Altman, Brockman, Reid Hoffman, Jessica Livinston, Peter Thiel, Amazon Web Services, Infosys dhe YC Research.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark