Insajderi
Biznes

Nisin hetimet për kompanitë e mëdha të teknologjisë

Insajderi
24 July 2019 - 10:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Departamenti nuk ka emëruar asnjë kompani, por Facebook, Google, Amazon dhe Apple do të inspektohen gjatë hetimit.

Kjo masë vjen pas “shqetësimeve të përhapura” rreth “kërkimit përmes këtyre platformave, medieve sociale dhe disa shërbimeve të shitjes me pakicë në internet”, transmeton REL.

Hetimi shënon edhe shqyrtimin më të fundit të fuqisë së kompanive të teknologjisë mbi ekonominë amerikane.

Edhe Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së, tashmë është duke shqyrtuar ndërmarrjen e masave, pasi ka shqetësime të njëjta, ndërkohë që po bëhen hetime në Bashkimin Evropian.

Muajin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë u raportua se po përgatiste një hetim ndaj Google, për të përcaktuar nëse gjiganti i motorëve të kërkimit kishte shkelur ligjin kundër monopolit.

Hetimi do të koncentrohet në atë se si firmat më të mëdha të teknologjisë janë rritur në përmasa dhe fuqi, dhe janë zgjeruar në biznese shtesë, si dhe se si kanë përdorur fuqitë që kanë krijuar nga rrjetet shumë të mëdha të përdoruesve.

“Pa disiplinën e konkurrencës së bazuar në treg, platformat digjitale mund të veprojnë në mënyra që nuk i përgjigjen kërkesave të konsumatorëve”, tha në një deklaratë Makan Delrahim, asistent i prokurorit të përgjithshëm në SHBA.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark