Insajderi
Biznes

Boeing po shqyrton prodhimin e aeroplanëve 737 Max

Insajderi
25 July 2019 - 09:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania amerikane e aeroplanëve, Boeing ka paralajmëruar se mund të ndalojë prodhimin e aeroplanëve të llojit, 737 Max, nëse mospërdorimi i tyre nga kompanitë ajrore vazhdon për një kohë më të gjatë.

Kompania ka raportuar për humbjet më të mëdha brenda një çereku, duke përmendur shifrën e 3 miliardë dollarëve, për shkak të problemeve me këtë lloj aeroplani.

Shefi i kësaj kompanie, Dennis Muilenburg ka thënë se është i bindur që aeroplani do të fillojë se përdoruri në muajin tetor, pasi nëse ndodh e kundërta ka mundësi që të ndalet prodhimi i kësaj pajisjeje.

Të gjithë avionët 737 Max janë hequr nga përdorimi në muajin mars, pasi një i tillë i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord.

Pesë muaj më herët, 189 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni 737 Max në Indonezi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark