Galaxy Fold pritet të dalë në shitje në shtator - Insajderi
×
Teknologji

Galaxy Fold pritet të dalë në shitje në shtator

Insajderi
25 July 2019 - 10:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Telefoni i parë i mençur me ekran të palosshëm i Samsung pritet të dalë në shitje në muajin shtator.

Kompania planifikoi që në prill të nxjerrë në shitje Galaxy Fold, por porositësit e parë u ankuan se ekranet thyheshin.

Samsung tha se ka bërë përmirësime dhe pajisja që kushton rreth 2 mijë dollarë do të dalë në shitje në disa prej dyqaneve të përzgjedhura.

Përmirësimet kanë të bëjnë me pjesën e jashtme të telefonit duke marrë parasysh ankesat, dhe jo shume me pjesën e sistemit.

Kompania ka qenë në garë me konkurrentët për të nxjerrë në shitje telefonat me ekran të palosshëm e para.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark