Art i veçantë, njihuni me elefantët që pikturojnë - Insajderi
×
Kulturë

Art i veçantë, njihuni me elefantët që pikturojnë

Insajderi
25 July 2019 - 11:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Elefanti është një nga kafshët tejet të zgjuara, por disa nga ta kanë kaluar çdo parashikim inteligjence; ata pikturojnë.

Shtatë elefantë artistë në Tajlandë po çudisin jo pak turistë me talentin e tyre për të pikturuar. Kafshët përdorin noçkën për të futur furçat speciale në mënyrë që të spërkasin telajon, duke krijuar lule, forma gjemometrike apo piktura abstrakte..

Një e veçantë tjetër që bëjnë këta elefantë është që thithin ngjyrat në noçkë për t’i nxjerrë më pas në formë ‘shiu’ ngjyrash duke marrë forma fanstastike në telajo.

Katër putrorshi i zgjuar përdor gjithashtu edhe putrat për të bërë pikturat. Çmimet e pikturave të këtyre artistëve të veçantë variojnë nga 205 paund deri në 1300 paund.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark