Insajderi
Biznes

Shkatërrohet një Ferrari 360 Spider që i përkiste një kontrabanduesi

Insajderi
25 July 2019 - 20:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në përpjekje të ndalojë kontrabandës, presidenti filipinas Rodrigo Duterte ka urdhëruar gjatë vitit të kaluar shkatërrimin e disa super-veturave, që ishin blerë me paratë e fituara kundër ligjshëm, transmeton Telegrafi.

Kjo është bërë sikur një masë ligjore, pasi qeveria filipinase ka urdhëruar shkatërrimin e një Ferrari 360 Spider, që i përkiste një kontrabanduesi dhe gjithçka u transmetua që të shihet nga të gjithë.

Makina që kushton rreth 150 mijë euro, kishte hyrë në Filipine gjatë muajit maj, e deklaruar vetëm si pjesë të ndara dhe jo në tërësi, në mënyrë që të shmanget taksa shumë e lartë për makina të shtrenjta.

Kur është mësuar se është një makinë dhe jo pjesë të saj, u kërkua që mbi të kaloi ekskavatori, si paralajmërim ndaj tregtarëve të tjerë, që mallrat e tyre i deklarojnë vetëm si pjesë të ndara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark