“Ministria e Kosovës” përmes Stupcave - Insajderi
×
Kulturë

“Ministria e Kosovës” përmes Stupcave

Insajderi
25 July 2019 - 22:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Ministria e Kosovës” është episodi më i ri i Stupcave i cili vjen në kuadër të skeçeve që po i shfaqin ata në Gjirafa Video, shkruan Insajderi.

Osman Azemi, Mensur Safqiu dhe Vedat Bajrami edhe këtë herë vijnë me role të reja dhe mjaft të veçanta, ku flasin për aktualitetin e ditëve të sotme.

Bajrami vjen si një ndër aplikantët për punësim, Azemi si i punësuar në ministri që i ndihmon një “tezaku” që të punësohet në qeveri gjersa Safqiu në rolin e ministrit.

Më regji të Genc Berishës dhe skenar të vetë aktorëve, këto skeçe po priten mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre, të cilët mezi prisnin rikthimin e grupit.

Çdo të hënë me fillim nga ora 20:00, Stupcat vijnë në Gjirafa Video./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark