Insajderi
Biznes

Japonia prodhon medaljet e Lojërave Olimpike nga 80 mijë ton pajisje elektronike të ricikluara

Insajderi
26 July 2019 - 11:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga afro 80 mijë tonë pjesë elektronike të ricikluara, vetëm 32 kilogram ar, 3,500 kilogram argjend dhe 2,200 kilogram bronz janë nxjerrë.

Lojërat Olimpike të Tokios nuk fillojnë edhe për një vit tjetër por Japonia nuk ka humbur kohë në përgatitjen e medaljeve.

Tokio 2020 do të prodhojë medaljet e arit, argjendit dhe bronzin nga 78,985 tonë pjesë elektronike të ricikluara përfshirë 6,21 milionë telefonë.

Këto pajisje si duket kanë çdo gjë që nevojitet për prodhimin e medaljeve. Nga afro 80 mijë tonë pjesë elektronike të ricikluara, vetëm 32 kilogram ar, 3,500 kilogram argjend dhe 2,200 kilogram bronz janë nxjerrë.

Projekti 2020 Tokyo Medal, filloi grumbullimin e pjesëve elektronike mes Prillit 2017 deri në Mars 2019. Në dy vite projekti grumbulloi mjaftueshëm metale sa për 5,000 medalje olimpike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark