Vdiq zëri i “Minnie Mouset” - Insajderi
×
Kulturë

Vdiq zëri i “Minnie Mouset”

Insajderi
28 July 2019 - 14:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Russi Taylor, zëri i rolit “Minnie Mouse” për më shumë se 30 vjet, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Aktorja vdiq në Kaliforni të premten, ka konfirmuar “Walt Disney”.

Që nga viti 1986, Taylor mbuloi zërin në seritë e animuara e në filma, të partneres së “Mickey Mouset”, “Minniet”. Ajo po ashtu luajti role edhe në “The Simpsons”.

Shefi ekzekutiv i “Disneyt”, Bob Iger, ka thënë se “Russi dhe ‘Minnie’ kishin partneritet që e shndërroi rolin në ikonë globale”.

Taylor ishte e martuar me Wayne Allwine, zërin e “Mickeyt”.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark