Një vit më herët, Detroiti dhe Silicon Valley kishin vizionin që mijëra taksi autonome të dilnin nëpër rrugë më 2019, duke u futur në tregun e automobilave autonomë.
Shumica e këtyre automobilave ende s’kanë ardhur – dhe duket se do të kalojnë edhe disa vjet para se të arrijnë. Disa prodhues automobilash dhe kompani teknologjike kanë konkluduar se prodhimi i automobilave autonomë do të jetë më i vështirë, më i ngadalshëm dhe më i shtrenjtë seç kishin menduar.
“Kemi mbivlerësuar arritjen e automobilave autonomë”, kishte thënë Jim Hackett, shefi ekzekutiv i “Fordit”, në muajin prill.
Në një shenjë të fundit të problemeve “Fordi” dhe “Volkswageni” në mes të korrikut thanë se janë bërë bashkë për të tejkaluar sfidën e automobilave autonomë.