Insajderi
Biznes

Rriten çmimet për kalim në autostradat e Serbisë – Vendimi ka hyrë në fuqi nga sot

Insajderi
29 July 2019 - 12:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Që nga dita e sotme, çmimet për kalimin në rrugët e Serbisë janë rritur. 12% do të jetë çmimi më i lartë për kalim në secilën autostradë në shtetin fqinj, shkruan Tanjug.

Rritja e çmimit për tarifat u përcaktua nga ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e Mallrave Publike, e cila u miratua para pak javësh në parlamentin serb.

Çmimet do të variojnë varësisht nga kategoria e automjeteve.

Ky vendim pritet të prekë edhe diasporën kosovare të cilët janë në numër të madh që shfrytëzojnë ardhjen në Kosovë përmes autostradave në Serbi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark