Insajderi
Biznes

Bashkë me Galaxy Note 10, Samsung do ta sjellë edhe një orë të re të zgjuar

Insajderi
30 July 2019 - 08:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Samsung Galaxy Note 10, nuk pritet të arrijë vetëm.

Së bashku me këtë telefon të zgjuar, kompania do ta sjellë edhe një orë të zgjuar më shtatë gusht, që sipas të gjitha gjasave dotë quhet Galaxy Watch Active 2, transmeton Telegrafi.

Imazhet dhe disa detaje të kësaj ore, janë bërë të ditura nga Federal Communitacions Commission, derisa u zbuluan nga Droid Life. Sikurse në Galaxy Watch Active të parë edhe i riu do ta ketë hapësirën e njëjtë rrethore nga alumini, me një diametër deri në 40 milimetra.

Ora ka kapacitet deri në 4GB, GPS të ndërtuar brenda si dhe qëndrueshmëri ndaj ujit 5ATM, që nënkupton thellësi deri në 50 metra, me kohëzgjatje prej dhjetë minutave.

Derisa modeli aktual kushton prej 180 deri në 295 euro, të njëjtin çmim pritet ta ketë edhe Samsung Galaxy Watch Active 2, që është shumë e mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark