Insajderi
Biznes

​Banka e Anglisë ngre alarmin për pasojat e Brexit-it pa marrëveshje

Insajderi
01 August 2019 - 18:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Guvernatori i Bankës së Anglisë ngriti sot alarmin për pasojat e një Brexit pa marrëveshje dhe uli parashikimet e rritjes ekonomike për 2019 dhe 2020, marrë shkas nga një pasiguri e krijuar në një kontekst të përkeqësuar ekonomik botëror.

Të gjitha masat e parashikuara në rast largimi të papritur të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk mund të eliminojnë rregullimet themelore ekonomike që do të shkaktonte një skenar i tillë, paralajmëroi Mark Carney, guvernator i Bankës së Anglisë (BoE), gjatë konferencës për shtyp pas vendimit të Institucionit për të ruajtur normën bazë të interesit në 0,75%.

“Cilado qoftë alternativa që vendi do të zgjedhë, është më mirë të kemi një periudhe tranzicioni”, theksoi ai./ATSH/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark