![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
“Duhet të jemi krenarë që filmi ynë “Shok” na ka përfaqësuar në një konkurrencë kaq të dinjitetshme artistike”, ka shkruar Lumi në profilin e tij në Facebook.
Sipas regjisorit të shfaqjeve të njohura si “Çifti Martin”, “Dillerat” dhe së fundmi “Nana dhe fëmija” në Teatrin Kombëtar, filmi “Shok” megjithatë ka rëndësinë e tij me pjesëmarrjen në OSCARS pasi e ka bërë të njohur ndërkombëtarisht tregimin tragjik të Kosovës.
Por filmi irlandez “Stutrer”, i cili, në kategorinë e filmit të shkurtë, e fitoi Çmimin “Oscar”,sipas Lumit ka një fabulë nëpërmjet së cilës e t”trajton dramën e një njeriu që belbëzon” dhe se si i tillë është një realizim që të bënë për vete.
“Ky njeri asht në kërkim të dashurisë. Për shkak të defektit në të folur, ai nuk e shpreh dot atë përmes fjalëve. Ky film asht punuar me vetëm 6.300 Euro. Me atmosferën, me thjeshtësinë, me poetikën dhe me elegancën e tij, ai të merr shpejt me vete. Loja e aktorit kryesor asht magjike”, ka shkruar Lumi.