Insajderi
Biznes

Bitcoin, këto janë shtetet të cilat ndalojnë përdorimin e tyre

Insajderi
04 August 2019 - 09:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Teksa Facebook ka nisur lancimin e monedhës së tyre dixhitale, një tjetër shtet ndalon përdorimin e bitcoin. Bëhet fjalë për Iranin, i cili ka ndaluar transaksionet me kriptovalutën Bitcoin, sipas mediave vendase.

Një tjetër shtet që e quajti ilegale bitcoin është Pakistani. Rusia sakaq ka sanksione për përdorimin e tyre por nuk e ka shpallur ilegale.

Zëvendës guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Nasser Hakimi në një bisedë për agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim tha se me vendim të Këshillit Suprem për Luftën kundër Pastrimit të Parave, janë ndaluar transaksionet që bëhen me Bitcoin.

Hakimi i paralajmëroi përdoruesit e kriptovalutës për rreziqet e investimeve që lidhen me transaksionet me përdorimin e Bitcoinit.

“Ndalohet blerja dhe shitja e Bitcoinit në Iran. Meqë luhatjet e Bitcoinit janë jashtëzakonisht të larta, për këtë shkak ajo ka rreziqe të caktuara ligjore. Prandaj, i këshilloj qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve”, tha Hakimi.

Ai rikujtoi se prodhimi i Bitcoinit ende nuk është i ndaluar.

Më parë zyrtarët iranianë njoftuan masa të caktuara kundër atyre që nuk respektojnë ndalesës që vlen për të gjitha llojet e transaksioneve me Bitcoin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark