Insajderi
Biznes

Algoritmi i ka mundur për herë të parë në poker lojtarët më të mirë në Texas Hold’em

Insajderi
04 August 2019 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lojëtarët më të mirë në Texas Hold’em, janë mundur në poker nga algoritmi Pluribus.

Ky algoritëm i zhvilluar nga Facebook dhe Carneige Mellon University, e ka mësuar vet mënyrën, se si duhet luajtur, që të fitojë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk ka shembuj apo udhëzime për strategji, më herët e kishte të pamundur të fitonte, sepse pokeri i mbanë gjërat e fshehura.

Por, Pluribus ia del të fitojë, sepse vlerëson opsionet e lojëtarëve që i bëjnë gjatë lojës, shprehitë e tyre deri në përfundim. Në të njëjtën kohë, shfrytëzon edhe algoritmin e të luajturit vet me shpejtësi, për lojëra ku informatat janë të fshehta.

Zhvillimi i këtij algoritmi, nuk është bërë vetëm për të fituar në poker, pasi Pluribus do të shfrytëzon edhe për sfida tjera në sigurinë kibernetike, si dhe përmbajtjen jo të mirë. / Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark