Insajderi
Biznes

Teknologjia e regjistrimit të fytyrave tregon me saktësi se cili prej klientëve është në radhë

Insajderi
04 August 2019 - 19:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

A.I. Bar është sistemi i teknologjisë që identifikon dhe bën regjistrimin e fytyrave, që u instalua në një kafene, për të treguar se cili prej klientëve është në radhë dhe se sa duhet pritur që të shërbehen.

Kamerat e regjistrojnë secilën fytyrë që hyn në kuadër dhe afrohet te banaku, sa më parë që është, i rrethohet fytyra dhe del në shiritin ku tregon se sa duhet pritur, transmeton Telegrafi.

“Myshterinjtë shihen në filmim në kohë reale dhe tregohet se ku ndodhen, si dhe kohëzgjatja e pritjes. Aplikacioni i ndarë, i mundëson stafit ta di se ku janë dhe cilin numër kanë” ka thënë John Wyllie, menaxher në DataSparQ që e ka zhvilluar këtë program.

Të gjitha të dhënat, thuhet se janë të sigurta, ndërsa thuhet se do shlyhet pasi të kenë kaluar 24 orë.

Sistemi që u testua me sukses në kafene, testin e ardhshëm ta ketë në një festival muzikor dhe pritet të përfundojë shumë mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark