Facebook dhe Instagram me probleme - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Facebook dhe Instagram me probleme

    Insajderi
    04 August 2019 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti social Facebook është përballur me probleme në 24 orët e fundit, ndërsa bllokimi në Instagram filloi orë më parë.

    Ende nuk ka një njoftim zyrtar, kështu që përdoruesit në Twitter ankohen për statusin e aplikacioneve, raportojnë mediat e huaja.

    Përdoruesit e Facebook ankohen se nuk mund të postojnë foto dhe komente tërë ditën, pasi aplikacioni është jashtëzakonisht i ngadaltë dhe ka probleme me regjistrim, transmeton KosovaPress.

    Në Instagram, situata është e ngjashme disa orë më parë. Faqja Downdetector thekson se problemi është veçanërisht i theksuar në SHBA dhe Britaninë e Madhe, por që ka vështirësi në punën në të gjithë botën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark