Ed Sheeran then rekord me shitjen e biletave të turneut - Insajderi
×
Kulturë

Ed Sheeran then rekord me shitjen e biletave të turneut

Insajderi
05 August 2019 - 15:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka thyer çdo rekord, duke lënë pas edhe të famshmit  U2. Ed Sheeran me turneun e tij me titull “Divide tour” bëhet zyrtarisht kampion i fitimeve prej shitjes së biletave.

Artisti britanik, me anë të turneut të tij nëpër botë, tashmë prej dy vjetësh e gjysmë, me performancën në Hannover (koncerti i 246-të) në Gjermani, do arrijë kuotën e 736,7 milionë dollarëve të fituar nga shitja e biletave, duke thyer edhe rekordin e deri tanishëm të  735,4 milionëve, mbajtur nga Bono dhe shokët e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga revista “Pollstar”, e specializuar në industrinë e koncerteve.

Vetë Sheeran shkruan në rrjetet e tij sociale zyrtare: “Falenderoj një për një të gjithë ata që erdhën në koncertet e mia”, komentoi kantautori.

Deri në përfundim të turneut janë edhe 12 data.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark