Insajderi
Biznes

Whatsapp dhe Instagram me emra të ri

Insajderi
06 August 2019 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

WhatsApp dhe Instagram do të marrin emra të ri si pjesë e brendit të ri të Facebook-ut.

Të dy aplikacionet do të njihen si “WhatsApp from Facebook” dhe “Instagram from  Facebook”, transmeton KosovaPress.

Masa është pjesë e një ndryshimi më të gjerë drejt lidhjes së tre aplikacioneve dhe sjelljes së tyre nën logon e Facebook, sipas The Information, i cili së pari raportoi ndryshimin.

Qëkur Facebook ka blerë WhatsApp dhe Instagram, rrjeti social ka lënë kryesisht aplikacionet të ekzekutohen ndaras.

Në WhatsApp dhe Instagram nuk ka sugjerim të qartë se cili aplikacion është pronë e Facebook-ut, transmeton KosovaPress.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark