Promovohen disa vepra të krijuesve nga diaspora - Insajderi
×
Kulturë

Promovohen disa vepra të krijuesve nga diaspora

Insajderi
07 August 2019 - 16:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”.

Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Krijuesve të Mërgatës, tha se është kënaqësi e veçantë që sot ndodhen në bibliotekën kombëtare për të promovuar disa nga veprat e krijuesve të mërgatës.

Muhamet Selmani, këshilltar i ministrit në largim të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, tha se ky aktivitet është tradicional, sipas tij këtu mblidhen të gjithë që të tregojnë krijimet e mërgatës, të cilët edhe pse nuk jetojnë në Kosovë, ata vazhdojnë të punojnë për atdheun.

“Ju falënderoj për krijimet e juaja. Penda asnjëherë mos ju harxhoftë. Libri është vlera dhe drita e një shoqërie. Ju uroj të çmalleni me atdheun dhe t’iu frymëzojë të shkruani edhe më shumë vepra”, tha ai.

Në këtë aktivitet, u tha se numri i autorëve në diasporë nuk është i vogël, ku disa prej tyre edhe kanë promovuar krijimet e tyre më të reja.

Fillimisht u promovua libri “Shprushje kujtimesh” e Gonxhe Letmi Begushollit, me ç’ rast u lexuan edhe disa poezi të kësaj vepre.

Ndërsa, Elena Lilaj, e cila foli për librin e Demir Reshitit, tha se ky libër tregon historinë e atdheut.

“Ky libër na mëson se ne të ardhmen, të jemi artistikisht të ngjashëm duke prezantuar njëri-tjetrin, shpalosim vlera”, tha ajo.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe akademia kulturore “Mirëdita” dhe shoqata “Bytyqi”.

Njëkohësisht është promovuar edhe libri i autorit Fran Tanushi “Shkalla e diellit”, ku foli recensenti i librit, Nikollë Likaj./KsP/

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark