×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    IPKO-Digitalb pasurojnë platformën televizive edhe me dy kanale të reja

    Insajderi
    09 August 2019 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    IPKO-Digitalb sjellë në platformën e saj kanalin Fox Movie Channel, i cili është pozicionuar në numrin 95, si dhe ofrohet për të gjithë klientët e pakove Familjare dhe Premium. Ky kanal ofron filma me emra të mëdhenj siç janë, Robert Deniro, Jenifer Lawrence,
    Monica Belucci, e shumë të tjerë. Fox Movie Channel përmban dy blloqe filmash, ata të prodhuar së fundmi dhe filma klasik. Ndërsa vetëm në SHBA, është prezent në 45% të familjeve amerikane.

    Ndërsa për të gjithë adhuruesit e sportit, IPKO-Digitalb, pasurojnë platformën edhe me kanalin Super Sport 7, i cili ekskluzivisht do t’u ofrojë shikuesve lajme, analiza dhe ndeshje të shumta sportive 24 orë në ditë. Ky kanal ofrohet vetëm në pakon Premium dhe Premium HD.

    Vetëm gjatë vitit 2019, IPKO ka pasuruar platformën e saj edhe me shumë kanale të reja, duke veçuar këtu TDC dhe Fun and Fast Box.

    IPKO është e përkushtuar që të ofrojë përmbajtjen më të mirë televizive për klientët e saj dhe njihet për inovacion, kualitetin më të mirë të
    shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve. Për më shumë, IPKO njihet për ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive, përmes platformës së saj të përbashkët me Digitalb-in.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark