Insajderi
Biznes

IPhonet e rinj mund të përdoren me laps

Insajderi
11 August 2019 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

IPhonët e rinj që do të dalin në muajin shtator, mund të përdoren me laps, jo shumë të dashur nga Steve Jobs, sipas një parashikimi të “Citi Research”.

Aplikacioni “Apple Pencil” u paraqit në shtatorin e vitit 2015 si një pajisje shtesë për iPad Pro dhe mund të blihet veçmas.

Ai është në gjendje të punojë së bashku me ekranin për të vizatuar në një mënyrë më fluide dhe natyrale.

Kompania aktualisht shet dy modele të Apple Pencil: një në përputhje me iPad Pro të ri, dhe me versionin iPad Air të gjeneratës së gjashtë, përcjell Atsh.

“Askush nuk dëshiron një laps shkrues”, deklaroi bashkëthemeluesi legjendar i Apple në lidhje me faktin se gishti duhet të jetë mjeti kryesor i kontrollit për iPhone.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark