Insajderi
Lajme

Arrestohet një person pasi rrahu prindërit

Insajderi
01 March 2016 - 11:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zveçan i cili ka kanosur dhe sulmuar prindërit e tij.  Si pasojë e dhunës, njëri nga prindërit është dashur që të kërkojë tretman mjekësor.

Policia nuk jep detaje rreth shkakut që ka nxitur incidentin, por njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky person është vetëm njëri nga 23 të tjerë të arrestuar në 24 orët e fundit nga ana e Policisë së Kosovës.  Prej tyre, tetë vazhdojnë të jenë më mbajtje.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe, policia njofton se janë shënuar 34 aksidente, por pa fatalitet./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark