
“Lakshikaa Jewels” nga Mumbai, India, ka krijuar këtë unazë për 18 muaj që ka vendosur rekord me më së shumti diamante në një unazë, transmeton Koha.net.
Një ekip i përbërë nga dymbëdhjetë zejtarë, një argjendar dhe një dizajner punuan në këtë projekt për ta rikrijuar “Tempullin Lotus” në Delhi në një stoli.
Drejtues i këtij projekti ishte themeluesi i “Lakshikaa Jewels”, Naveen ‘Prince’ Bhandari, i cili shpjegoi se pse kishin vendosur që ky tempull të ishte bazë e dizajnit.
“S’mund të mendoja për një mënyrë më të mirë për të festuar zgjuarsinë dhe shpirtin njerëzor se sa ky tempull”, duke shtuar se zambaku i ujit, i njohur si “padma në sanskrisht”, është një simbol i shenjtë në disa religjione që shton ndjesinë e unitetit që qëndron prapa dizajnit.
7,777 diamonds set in one ring – this luxury $4.9 million dollar piece of jewelry was inspired by the design of the Lotus Temple in Delhi, India ?https://t.co/dNfe26BPBl pic.twitter.com/N4J41FN08F
— GuinnessWorldRecords (@GWR) August 15, 2019