Akuzat ndaj Placido Domingo, sopranoja Ermonela Jaho i del në krah - Insajderi
×
Kulturë

Akuzat ndaj Placido Domingo, sopranoja Ermonela Jaho i del në krah

Insajderi
18 August 2019 - 08:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho i ka dalë në mbështetje të tenorit të famshëm Placido Domingo në këtë moment të vështirë që ai po kalon pasi akuzohet për abuzim seksual nga 8 këngëtare dhe kërcimtare të ndryshme.

Përmes një postmi në rrjetet sociale, Jaho shkruan se maestro Placido Domingo përveçse një artist i kalibrit më të lartë botëror është dhe një zotëri i vërtetë.

“Kam patur nderin dhe privilegjin të këndoj me maestro Placido Domingo në produksione dhe koncerte në mbarë Botën. Përveç të qenit të artist legjendar dhe i mrekullueshëm që ka dhënë një kontribut të pakrahasueshëm në botën e muzikoës, jo vetëm me performancat e tij por edhe me përkushtimin e thellë për të mbështetur gjeneratën e këngëtarëve të rinj, maestro Domingo ka qenë gjithmonë jo vetëm një koleg shpirtmirë dhe i përkryer, por edhe një zotëri elegant dhe pa të metë. Do ta ruaj gjithmonë si thesar çdo kujtim të eksperiencave artistike që kemi ndarë së bashku”, shkruan sopranoja e famshme Jaho në rrjetet sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark