Insajderi
Biznes

Të rinjtë shqiptarë krijojnë platformën Kswallet

Insajderi
18 August 2019 - 15:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kswallet është shërbimi i parë komplet i decentralizuar për mikrotransaksione të monedhave digjitale me 0% tarifë.

Problemi kryesor për adoptimin e monedhave digjitale në jetën reale është koha e konfirmimit të një transaksioni dhe tarifa që paguhet në atë transaksion.

Qëllimi i Kswallet është që përmes shërbimeve tona të arrihet adoptimi i monedhave digjitale në jetën reale si dhe të lehtësohen mikrotransaksionet që bëhen online përmes monedhave digjitale, ku përmes shërbimeve tona transaksionet konfirmohen brenda 0.002 sekondave me 0% tarifë.

Kswallet.net ka filluar adoptimin e shërbimeve të tij në shumë sajte dhe po ashtu shumë bashkëpunime me kompani serioze të huaja. Mbrenda 2 jave Kswallet ka arritur të numërojë afër 6,000 përdorues, mbi 60,000 kërkesa në API, dhe mbi 120,.000 transaksione të brendshme (interne).

Vlen të ceket se Kswallet akoma është në fazën BETA ku po bëhet testimi i të gjitha shërbimeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark