Insajderi
Biznes

Infiniti ka filluar ta testojë Project Black S

Insajderi
19 August 2019 - 08:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nuk është vendosur ende, nëse ka treg për këtë veturë me 563 kuaj fuqi

Bashkëpunimi ndërmjet Infiniti dhe Renault F1 Team, ka sjellë modelin Project Black S, që është një makinë e fuqishme, me teknologji që në të ardhmen mund ta shohim edhe në makinat e Formula One, transmeton Telegrafi.

Versioni parë i këtij modeli, është shfaqur për herë të parë në vjeshtën e kaluar, ndërsa nuk ka pasur ndonjë lajm lidhur me të, deri këto ditë. Tashmë është bërë e ditur, se Infiniti ka filluar ta testojë Project Black S, mirëpo nuk janë dhënë detaje të tjera.

Madje, kompania ka bërë të ditur, se megjithëse po e teston veturën me 563 kuaj fuqi, do të pret deri në fund të vitit, nëse do ta vë në prodhim.

Kjo për faktin, se nuk dihet sa do të jetë kërkesa për Infiniti Project S, sepse do oshte i shtrenjtë edhe pse është shumë i mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark