Insajderi
Biznes

Shënojnë rënie tregjet aziatike të aksioneve

Insajderi
26 August 2019 - 10:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar të premten për rritje të tarifave në të gjitha importet kineze të nisura drejt SHBA-së.

Ky njoftim ka ardhur pasi Pekini ka thënë se do të vendosë masa të reja dhe do të rrisë tarifat në importet amerikane në Kinë.

Tregu i aksioneve në Hong Kong ka rënë për 3.2 për qind, në Shangai 1.3 për qind, dh në Japoni 2.3 për qind.

Të hënën, valuta kineze, juan është tregtuar rreth 7.5 kundrejt dollarit amerikan.

Rënia e vlerës së kësaj valute, ka shtyrë më herët gjatë këtij muaji SHBA-në që ta konsiderojë Kinën “manipuluese të valutës”, duke shtuar tensionet në mes të dyja shteteve.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një betejë tregtare nga viti i kaluar, duke vendosur tarifa tregtare ndaj produkteve të njëra-tjetrës në vlerë të miliarda dollarëve.

Presidenti Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale.

Mirëpo në Kinë, ekziston bindja se SHBA-ja po synon t’i zvogëlojë këtij shteti zhvillimin që po përjeton./rel.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark