Insajderi
Biznes

Shitet në ankand për 8.8 milionë euro, një Ferrari shumë i rrallë

Insajderi
26 August 2019 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pritej që të kishte oferta mbi 11 milionë euro, por edhe kjo shitje është shumë e mirë

Në organizimet që u zhvilluan në Pebbles Beach, ishin edhe disa ankande, ku u shfaqën vetura nga prodhues të njohur.

Rivaliteti mes Ferrari dhe McLaren, është shfaqur edhe në këtë aktivitet, ndërsa për dallim prej herëve tjera kur Ferrari del fitues, në këtë rast doli ndryshe. Ishte një McLaren F1 që u shit për 17.6 milionë euro, shumë marramendëse për një makine, por që pritej të ishte edhe më e lartë.

Ka pasur pritje edhe nga Ferrari, që një model të prodhuar më 1958, ta shisnin për rreth 11 milionë euro, por që nuk grumbulloi më shumë se 8.8 milionë euro.

Ferrari 250 GT LWB California Spider, është një model shumë i rrallë, pasi janë prodhuar vetëm 106 të tillë, ndërsa ka gjendje shumë të mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark