Filmi “Home Sweet Home” shfaqet në Egjipt - Insajderi
×
Kulturë

Filmi “Home Sweet Home” shfaqet në Egjipt

Insajderi
29 November 2016 - 14:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në edicionin e 38-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kajros, në Egjipt, ka marrë pjesë edhe filmi kosovar  “Home Sweet Home”, duke përfaqësuar Kosovën dhe Maqedoninë.

Filmi i cili zgjatë 90 minuta rrëfen historinë e një burri i cili kthehet në shtëpi, pasi besohej se ai vdiq në luftën e fundit në Kosovë.

Shfaqja e filmit “Home Sweet Home” në Kajro, u mirëprit ngrohtësisht nga komuniteti shqiptar që jeton në  Egjipt.  Ambasadori shqiptar në Egjipt, Eduard Sulo, dhe Ambasadori i Kosovës Beqir Ismaili, ishin në mesin e audiencës, shkruan sarajevotimes.

“Home Sweet Home” është propozim  i Kosovës për çmimin “Oscars”, që do të mbahet vitin e ardhshëm

Filmi është prodhim i kompanisë filmike ‘Cineproduction’ dhe ‘Arnel Production’ me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark