Atyre iu ka kujtuar që pronarët e shtëpive nëpër lagje me popullsi të dendur të japin me qira tepricën e oborrit.
Kompania në këto oborre i vendosë objektet montazhe për të cilat vet siguron leje dhe në fund i paguan pronarët e shtëpive 50 për qind të parave të fituara nga dhënia e tyre me qira.
Ky plan interesant biznesi mund të sigurojë vend për banim për shumë njerëz të cilët janë shpesh në situata të pashpresa nëpër qytete të mbipopulluara dhe tepër të shtrenjta.
Në oborr vendoset shtëpia montazhe, ndërsa pronari merr 50 për qind të parave të fituara nga qiradhënia e saj.
Nëpër gjithë botën qytetet e mëdha po luftojnë me mungesë të njësive banesore, gjë që është pasojë e migrimit masiv nëpër mjedise urbane.
Kështu në Los Anxhelos në periudhën prej vitit 2015 deri 2017 është shënuar rritja e kërkesave për leje ndërtimi për 2.000 për qind.
Me këtë, qasja në strehim të duhur po bëhet gjithnjë e më e vështirë gjë që po shkakton rritje marramendëse e çmimit të patundshmërive.
“Rent the Backyard” në projektin e tij po bashkëpunon me firmën NODE e cila merret me prodhimin e shtëpive të qëndrueshme të cilat mund të montohen vetëm për një ditë.
Edhe aspekti komunal është i zgjidhur mirë.
Mini-shtëpia kyçet në objektin kryesor me të gjitha matëset e nevojshme për sasinë e konsumimit të ujit, rrymës dhe gazit.
“Rent the Backyard” do t’i vendosë objektet e para në javët e ardhshme. Për momentin oborrin mund ta lëshojnë me qira vetëm banorët e qyteteve të mëdha të Kalifornisë, dhe më së shumti mund të fitojnë pronarët e oborreve në San Fancisko, madje deri 1.698 dollarë në muaj.
Gjithë çfarë është e nevojshme është që të kenë ngastër tepricë me dimensione minimale 10×10 metra.
Kontrata është me parimin “çelësi në dorë” e cila ka një vërejtje: nëse në ndërkohë vendosin ta shesin shtëpinë, do të paguajnë dëmshpërblimin deri në periudhën e mbetur e cila është definuar me kontratë për 30 vjet./Insajderi.com.