Insajderi
Biznes

Pas biznesit me dronë, tash biznes me armën antidrone

Insajderi
29 November 2016 - 22:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania australiane DroneShield ka prezantuar armën portative anti drone. Ajo konsiderohet si një masë kundër droneve që fluturojnë atje ku nuk duhet. Por DroneGun thotë se nuk dëshiron të rrëzojë në tokë këta ‘avionë pa pilotë’.

Sipas prodhuesve të saj, qëllimi është kthimi në mënyrë vertikale në tokë, apo rikthimi i dronit andej nga ishte nisur.

Arma peshon 6 kilogram, dhe ka një rreze prej plot 2 km, duke përdorur përmasa të ndryshme rrezesh. Këto përmasa përfshijnë bandën e frekuencave 2.4 gigahertz dhe 5.8 gigahertz, si dhe GPS dhe GLONASS, sistemin rus të navigimit satelitor. Bateria e saj reziston për dy orë. DroneGun është pjesa e teknologjive antidronë të DroneShield, dhe është ndër të paktët që i bën dronët të paoperueshëm.

Më herët, kompania ishte fokusuar në ofrimin e dektetorëve të dronëve, nëpërmjët sensorëve akustik.  “Ne regjistrojmë zhurmat në një zonë të veçantë, heqim zhurmat e sfondit nëpërmjet patentës teknologjike, dhe identifikojmë se çfarë lloj droni është”, thotë kreu i DroneShield James Walker, për Mashable./TCH


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark