Insajderi
Biznes

Komisioni Europian nis hetimet mbi “Google Jobs”

Insajderi
29 August 2019 - 17:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Evropian ka nisur një hetim paraprak, për të vërtetuar nëse gjiganti kompjuterik “Google” nuk po abuzon me pozitën e tij mbizotëruese, për të favorizuar shërbimin e tij të kërkimit të punës “Google for Jobs”, në kurriz të konkurrentëve të saj, theksoi KiE.

“Në lidhje me Google Jobs, hetimi ynë paraprak po vazhdon,” deklaroi një zëdhënës i shefit ekzekutiv europian, pas komenteve të bëra të martën, mbi këtë shërbim, nga komisionerja europiane për konkurrencën, Margrethe Vestager.

Zëdhënësi nuk pranoi të parashikonte se kur mund të përfundonte hetimi. Nëse rezulton bindës, mund të çojë në hapjen e një “hetimi të plotë”, të një procedurë zyrtare, në fund të së cilës “Google” mund të urdhërohet të paguajë një gjobë. /evokopola/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark