Inva Mula, koncert në Palermo për Nënë Terezën - Insajderi
×
Kulturë

Inva Mula, koncert në Palermo për Nënë Terezën

Insajderi
30 August 2019 - 09:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sopranoja me famë botërore Inva Mula do të mbajë një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të saj.

Koncerti “Nëna Arbëri”, do të mbahet më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi.

Së bashku me sopranon Inva Mula do të jenë edhe artistë të njohur shqiptar dhe italianë që do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko shprehet se ky koncert organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën.

“‘Nëna Arbëri’, një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të sqj. Më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi, sopranoja Inva Mula së bashku me artistë të njohur shqiptar dhe italiane do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast. Ky është një koncert që organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën”, thekson Majko.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark