“Mein Kampf” i ndaluar në Izrael por i ribotuar në Gjermani - Insajderi
×
Kulturë

“Mein Kampf” i ndaluar në Izrael por i ribotuar në Gjermani

Insajderi
01 December 2016 - 20:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është dashur të kalojnë 70 vite pas vdekjes së Adolf Hitler, për të kaluar e drejta e autorit tek publiku.

Pas këtij skadimi, libri i udhëheqësit nazist Adolf Hitler, në janar të këtij viti libri doli në qarkullim në Gjermani, i shoqëruar me shënime shpjeguese, duke arritur për tu bërë libri më i shitur në Gjermani.

Por botimi i librit ka nxitur një debat të nxehtë nëse teksti është një fushatë e neveritshme raciste apo një mjet i dobishëm edukativ. Teksti me 2 mijë faqe dhe dy vëllime doli në shitje pas tre vjet pune nga akademikët në Institutin e Mynihut për Histori Bashkëkohore, raporton Zëri i Amerikës.

Në Izrael librat e Adolf Hitler si dhe librat e tjerë anti-semitë janë të ndaluar për të shitur, ndërsa qasje në këta libra sidomos në atë të Adolf Hitler “Mein Kampf të cilët  gjenden vetëm si kopje të shkurtuara për efekt studimi.

Libri “Mein Kampf”  në shumë vende të botës demokratike nuk ishte botuar, por pas skadimit të drejtës autoriale të cilën e kishte Landi i Bayernit, pasi që e gjithë pasuria e Adolf Hitler kishte kaluar në pronësi të qytetit të Bayernit, libri ka filluar të shitej.

Në Izrael libri i Adolf Hitler cilësohet të jetë edhe si temë tabu,por ky libër asnjë herë nuk ka arritur të censurohet pasi që ai më së shumti është fabrikuar në internet për shkarkim falas dhe në shumë gjuhë të ndryshme.

Mein Kampf – që do të thotë “Lufta ime” – nuk përballet me një ndalim të përgjithshëm juridik në shtetin hebre, por çdo publikimi në shkallë të gjerë mbetet i ndaluar, thotë Ministria e Kulturës së Izraelit, raporton “The Telegraph”

Edhe në Shqipëri ka qenë i ndaluar për tu shitur “Mein Kampf” i Hitler, kur në vitin 2012 u botua për herë të parë me një shënim se libri “Lufta ime” shërben si kujtesë se çfarë mund të sjellë ekstremizmi. Por, autoritetet shqiptare nuk e kishin lejuar atë pasi që  me botimin e librit ishte shkelur e drejta e autorit, që zotërohej nga shteti gjerman i Bavarisë.

Libri i Adolf Hitler, u shkrua në dy vëllime nga viti 1924 deri në vitin 1926, ai e filloi librin duke ia diktuar zëvendësit të tij Rudolf Hess, ndërsa ishte i burgosur për “krim politik”, pas puçit të dështuar në Mynih në nëntor të vitit 1923. Titulli i librit që Hitleri kishte zgjedhur ishte: “Katër vjet e gjysmë kundër gënjeshtrës, budallallëkut dhe frikës”. Por botuesi i sugjeroi një titull shumë më të shkurtër; “Lufta ime”. Hitleri e shkroi librin kryesisht për ithtarët e nacional-socializmit./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark