Insajderi
Biznes

 Nga 16 shtatori ndalohen makinat qe furnizojne dyqanet në mëngjes

Insajderi
04 September 2019 - 11:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me nisjen e vitit të ri shkollor në Tiranë për të lehtësuar lëvizjen e nxënësve, do ndalohen automjetet që merren me furnizimin e dyqaneve gjatë orës 07:00- 09:00.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa inspektoi punimet e kryera dha lajmin se fëmijët do ta nisin vitin e ri shkollor 2019-2020 pranë shkollës së tyre dhe me kushte komode. Është një shkollë që i ka dhuruar shumë Tiranës, shumë nxënës, shumë talente, shumë energji pozitive për gjithë komunitetin e Njësisë 7 në rrugën kryesore, në Unazë të Tiranës. Them që e meritonte shkolla një trajtim të tillë. Dhe besoj që duke hequr nga lista një tjetër shkollë që është rikonstruktuar totalisht, na jep mundësi pastaj që të vijojmë të shkojmë në periferi”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu ai bëri të ditur se me nisjen e vitit të ri shkollor në kryeqytet, për të lehtësuar lëvizjen e nxënësve dhe për të shmangur problematikat në qarkullim, do të bëhet edhe ndalimi i lëvizjes së automjeteve që merren me furnizimin e dyqaneve gjatë fashës së orarit 07:00 deri në 09:00. “Për të gjithë qytetarët dua t’i ftoj që të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit që do të hyjnë në fuqi nga data 16 shtator, nuk do të ketë furnizim çimçakizash dhe patatinash nga ora 7 me 9, se besojmë që kalamajtë janë më të rëndësishëm sesa patatinat. Kështu që do njoftoheni me një urdhër të posaçëm për të gjithë oraret e reja dhe do t’i japim prioritet qarkullimit”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi nga qytetarët e Tiranës që ta kthejnë shtatorin në një muaj të ecjes në këmbë apoi me biçikletë për ti dhënë qytetit më shumë frymëmarrje dhe për tu siguruar për një ambient më të pastër. “Ka një lëvizje botërore që në vend t’i thotë September, i thotë “Step-tember”, do të thotë: Të ecim sa më shumë. Sa më shumë hapa për ata që kanë shtëpinë afër, për ata që disa hapësira mund t’i bëjnë në këmbë, për ata që disa hapësira mund t’i bëjnë me biçikletë. Do t’i inkurajoja të gjithë që këtë muaj shtatori, ta kthenim në lëvizje për pedonalizimin e qytetit.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark