Insajderi
Biznes

YouTube gjobitet me 170 milionë dollarë

Insajderi
04 September 2019 - 17:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Google dhe shërbimi i saj për video YouTube do të paguajnë 170 milionë dollarë gjobë, për “t’i dhënë fund” akuzës për shkelje ligji duke mbledhur informacione private për fëmijët, tha sot Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA (FTC).

YouTube, sipas aktakuzës, ka monitoruar shikuesit e kanaleve të fëmijëve përmes të ashtuquajturave cookie, pa pëlqimin e prindërve, dhe më pas ka përdorur ato për të ofruar reklama të synuara për ata shikues.

Marrëveshja mes FTC dhe Zyrës e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork, e cila do të marrë 34 milion dollarë, është më e madhja qëkur ligji që ndalon mbledhjen e informacionit për fëmijët nën-13 vjeç, hyri në fuqi në 1998, transmeton KosovaPress.

Ligji u rishikua në 2013 për të “mbuluar cookie”, të cilat përdoren për të ndjekur zakonet e shfletimit në internet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark