Kërkohen veprime urgjente për të shpëtuar trashëgiminë kulturore në Siri e Irak - Insajderi
×
Kulturë

Kërkohen veprime urgjente për të shpëtuar trashëgiminë kulturore në Siri e Irak

Insajderi
02 December 2016 - 17:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pesë laureatë të Çmimit Nobel kanë bërë thirrje për veprim urgjent për të shpëtuar lokacionet historike nga konflikti.

Apeli është bërë në hapje të një samiti për trashëgiminë kulturore në Abu Dabi.

Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke udhëhequr përpjekjet për krijimin e një fondi prej 100 milionë dollarësh, për të mbrojtur dhe riparuar antikat që janë nën kërcënimin e ekstremistëve dhe luftimeve.

Në vitet e fundit, militantët islamikë kanë shkatërruar dhe hedhur në erë lokacione historike në Siri, Mali dhe Irak.

Të tjera në Siri dhe Jemen janë shkatërruar nga granatimet dhe sulmet me raketa.

“Pjesë të historisë sonë janë humbur përgjithmonë”, thanë përmes një deklarate pesë nobelistët, njofton rel.

Ata përfshijnë: udhëheqësen de facto të Birmanisë, Aung San Suu Kyi, ish-sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, presidenten e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, dhe autorët Orhan Pamuk dhe Mario Vargas Llosa.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark