Insajderi
Biznes

Prodhimi i fabrikave në SHBA ulet për herë të parë në tre vjet

Insajderi
06 September 2019 - 10:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tensionet tregtare ndërmjet ShBA-së e Kinës dhe rritja e ngadaltë globale po ndikojnë mbi ekonominë amerikane, duke ulur prodhimin e fabrikave në gusht për herë të parë në tre vjet.

Një studim i Institutit për Menaxhimin e Furnizimit (ISM) tregon se prodhimi i fabrikave dhe porositë e reja në ShBA ranë ndjeshëm muajin e kaluar dhe tani po zvogëlohen.

Treguesi i prodhimit i ISM-së u ul në 49.1 në gusht, nga 51.2 në korrik, vlera më e ulët që nga janari i vitit 2016.

Një vlerë nën 50 tregon tkurrje të sektorit.

Raporti vlerëson se prodhimi mund të vazhdojë të ketë vështirësi, duke krijuar shqetësime për rënie ekonomike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark