
Kur një rrëmujë e madhe në Mekë, gjatë pelegrinazhit vitin e kaluar bëri që rreth 2400 persona të vdisnin, fotografi Ahmet Mater po bënte në Mekë atë që po e bën për pesë vite – fotografimin e viktimave.
Rrëmuja e madhe në vendin e shenjtë të Mekës bëri që njerëz të humbnin jetën, ndërsa fotografi Ahmet Mater, dikur fizikan, po fotografonte skenën pas tragjedisë.
Fotografi të tilla, por edhe të tjera të Mekës, ai do t`i dokumentojë në librin e tij të ri, “Desert of Pharan: Unofficial Histories Behind the Mass Expansion of Mecca”. Libri tregon anën më pak të dukshme të Mekës, dhunën e njerëzve atje, kampet e punës për punëtorët ndërkombëtarë, hotelet luksoze ku pelegrinët e pasur mund të shohin Kabban, strukturën e rrumbullakët ku luten myslimanët, shkruan KultPlus.
Duket sikur fotografi po e sfidon realitetin në Qeverinë e Arabisë Saudite, e cila e ka të rëndësishme që të kujdeset për Mekën e Medinën, dy vendet e shenjta. Kjo qeveri viteve të fundit ka investuar miliona në infrastrukturë, në rritjen e vizitorëve, shkruan New York Times.
Një myslimanit i kërkohet që së paku 1 herë të shkojë në Mekë, nëse ka mundësi financiare.
“Haxhi është i bazuar në konceptin e barazisë dhe thjeshtësisë, ndërsa kjo është kthyer në një investim të drejtpërdrejtë. Ka një biznes të madh që po zhvillohet aty” tregon fotografi, i cili dukshëm dëshiron t`i tregojë botës për një anë tjetër të këtij rituali të shenjtë islam.
Libri me fotografitë ka dalë në Evropë, këtë muaj edhe në Amerikë ndërsa nuk dihet nëse do të lejohet botimi i tij në Arabinë Saudite.