Insajderi
Biznes

Dizenjuesi që krijoi pamjen e mbi 60 milionë makinave

Insajderi
08 September 2019 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pak dizenjues kanë pasur aq shumë ndikim në formën e makinave moderne, sesa Xhorxheto Xhugaro.

Me një karrierë prej 64 vitesh, ai ka dizenjuar disa nga makinat më me ndikim në histori, që nga ato luksozet e ekzotiket, e deri te më të përditshmet, e madje edhe ato të fantashkencës kinematografike.

Më shumë se 200 modele janë dizenjuar prej tij, të cilat, në total, kanë nxjerrë nëpër rrugët e botës rreth 60 milionë makina, transmeton alsat.tv.

Sot është 81 vjeç dhe vazhdon të dizenjojë. Pasi e shiti kompaninë e tij “Italdesign” në vitin 2015, tani punon me të birin, me firmën CFG Style. Me këtë kompani ai po bën makinën më të re, “Sybilla”, të cilës i ka vënë emrin e mamasë, Sibila Maria.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark