BBC: Muzika 'rock' bashkon serbët e shqiptarët në Mitrovicë - Insajderi
×
Kulturë

BBC: Muzika ‘rock’ bashkon serbët e shqiptarët në Mitrovicë

Insajderi
04 December 2016 - 15:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkolla e Muzikës Rok në Mitrovicë njihet si një prej institucioneve ku serbët e shqiptarët e kanë më të lehtë bashkëjetesën.

Diçka e tillë duket se po funksionon mirë edhe ditëve të sotme. Shkolla ku vijojnë mësimin nxënës të të dyja kombësive, është shembull i mirë edhe për BBC.

BBC ka intervistuar të rinjtë që shkojnë në këtë shkollë, si një tregim suksesi se si rinia në këtë qytet i cili mbetet ende më problematik për shkak të ndasisë, arrijnë të krijojnë art.

Jellena, nga Veriu i Mitrovicës, tregon se është mësuar të jetojë në këtë pjesë.

“Shpesh ka probleme dhe mes serbëve vetë, e lëre më mes shqiptarëve. Megjithatë, bëj muzikë dhe kjo më mban më shumë. Më pëlqejnë këngët e mia, edhe shkolla, më pëlqen shoqëria me njerëzit e muzikës” tregon Jellena në këtë reportazh.

“Po e bëjmë revolucionin. Është hera e parë që serbët dhe kosovarët bëjnë muzikë bashkë, dhe jam e lumtur që po ndodhë kjo” tregon Jellena.

Në gusht të vitit 2008 është mbajtur Shkolla e Parë Verore në Shkup të Maqedonisë ndërsa më pas kanë ardhur edhe aktivitete tjera që kanë të bëjnë me këtë shkollë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark