Insajderi
Biznes

Google përveç gjobës 500 milionë euro, paguan edhe 465 milionë euro shtesë në taksa

Insajderi
12 September 2019 - 18:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania “Google” do të paguajë 465 milionë euro për të mbyllur çështjen gjyqësore me administratën tatimore franceze.

Një shumë që i shtohet gjobës prej 500 milionë euro të pranuar nga “Google” për t’i dhënë fund një hetimi për mashtrim fiskal, njoftoi sot gjiganti amerikan i internetit.

“Ne i kemi dhënë fund mosmarrëveshjeve fiskale dhe të ndërlidhjes që ne kemi në Francë prej disa vitesh”, shkruan “Google” në një komunikatë, transmeton ATSH.

“Këto marrëveshje përfshijnë një pagesë prej 500 milionë eurosh që janë njoftuar sot nga gjykata franceze, si dhe një shumë prej 465 milionë eurosh në taksa shtesë që kemi pranuar të paguajmë”.

insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark