Insajderi
Biznes

Kosova ofron shumë mundësi për investime gjermane

Insajderi
13 September 2019 - 11:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka deklaruar se kompanitë gjermane në fushën e teknologjisë, janë të interesuar për investime në Kosovë.

“Kosova ka shumë të rinj, kompanitë gjermane kanë shprehur dëshirën për investime, është kërkesë dhe nevojë e tyre. Kosova ka mbi 330 mijë nxënës. Rinia e Kosovës ka shumë potenciale”, tha ai për televizionin publik.

Sipas tij gjysma e popullit të Kosovës është e re. “Tani kemi 100 mijë persona në universitetet publike dhe private”, deklaroi ai.

Shala vlerësoi se Kosova ka shumë mundësi për zhvillim. “Kosova është vend i mundësive, ka të rinj që lëvizin, unë vet kam studiuar e punuar në Angli”, tha ai. Për të pasur më shumë investime sipas tij duhet të ketë njerëz të profilizuar dhe të dijshëm.

“Jemi duke punuar që të ngritët dija tek të rinjtë në Kosovë dhe t’i sjellim kompanitë e huaj në Kosovë dhe t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark