Insajderi
Biznes

Kongresi kërkon të dhënat e brendshme nga Apple, Amazon, Facebook dhe Google

Insajderi
15 September 2019 - 19:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Si pjesë e hetimeve të mirëbesimit, kongresi i Shteteve të bashkuara, iu ka kërkuar katër kompanive gjigante që funksionojnë përmes internetit, të dhënat e brendshme.

Apple, Amazon, Facebook dhe Google detyrohen që të japin të dhënat lidhur me komunikimet dhe ekzekutimet e deritanishme, si dhe sistemin e funksionimit të algoritmit të kërkimit, transmeton Telegrafi.

Komiteti Gjyqësor i ka kërkuar këtyre kompanive edhe listën e produkteve, emailat dhe pasqyrën financiare.

“Problemet e konkurencës në tregun digjital dhe bllokimi i konkurrencës” janë shqetësimet kryesore të kongresit, andaj e kanë filluar këtë hetim, për të kuptuar nëse ligjet në fuqi, kanë mundësi të zgjidhin pengesat.

The Washington Post që gjithashtu është në pronësi të Amazon, ka bërë të ditur se do të bashkëpunohet me Kongresin lidhur më këto të dhëna, që nuk ka mundësi të jepen në tërësi. Derisa kompanitë tjera, ende nuk kanë dhënë përgjigje se si do të japin të dhënat e kërkuara.

Hetimi i fundit rreth këtyre ueb-faqeve, vjen pas hetimeve nga shumë shtete të Shteteve të Bashkuara, rreth aktiviteteve të Google dhe Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark