Ai ka njoftuar se nesër në Vlorë prezantohet projektit, tek “Tre Racat”, në orën 17.00.
“Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar. Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonike. Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, 17.00”, ka shkruar ai./KosovaPress/




