Insajderi
Biznes

SHBA dhe Kina po përgatiten për rihapjen e bisedimeve tregtare

Insajderi
18 September 2019 - 12:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se zëvendësministri i financave Liao Min do të arrijë në Uashington të Mërkurën për bisedime me homologët e administratës Trump për t’u “hapur rrugën” negociatave të nivelit të lartë, të cilat gjithashtu do të zhvillohen në kryeqytetin amerikan.

Vendimi për të zhvilluar një raund të ri bisedimesh u mor në fillim të këtij muaji gjatë një telefonate midis Zëvendës Kryeministrit kinez Liu He, negociatorit tregtar të Pekinit dhe Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë Robert Lighthizer dhe Sekretarit të Thesarit Steven Mnuchin.

Palët zhvilluan bisedime të rëndësishme në muajin korrik, por nuk pati ndonjë përparim të madh në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës. Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë në një seri tarifash të ndërsjella prej më shumë se një viti.

Tarifat morën shkas nga kërkesa e Presidentit amerikan Donald Trump për ndryshime në tregtinë, subvencionet dhe praktikat e pronësisë intelektuale që ndjek Pekini. Kina thotë se politikat amerikane të tregtisë kanë për qëllim të paralizojnë aftësinë e saj për të konkurruar.

Situata e tanishme ka krijuar pasiguri në tregjet financiare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark