Bruto Prodhimi Vendor me çmime aktuale për vitin 2018 ishte 6725.9 milionë euro, ku rritja reale në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, ishte 3.82% teksa BPV për kokë banori për 2018 ishte 3.746 euro.
Rritje reale për 2018 kishte në aktivitetet financiare dhe të sigurimit (17.9%); administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi i detyrueshëm social (9.5%); ndërtimtaria (9.3%); shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale (8.1%); etj.
Ndërsa, rënie kishte në bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim (-10.6%); dhe furnizim me energji elektrike, dhe me gaz (-3.4%).
Rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për 2018 ishte tek importi i shërbimeve (22.5%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (8.9%); importi i mallrave (6.5%); formimi i bruto kapitalit fiks (6.1%); eksporti i shërbimeve (5.5%), etj.
Rënie kishte tek eksporti i mallrave me 2 për qind, thuhet në raportin e ASK-së.




