
Hulumtuesi Artan Lame ka prezantuar një koleksion privat të flamujve shqiptarë në 100 vjetorin e shpalljes së Korçës republikë. Në këtë ngjarje u prezantua para qindra të ftuarve u prezantuan flamujt e Shqipërisë ndër vite.
Sot që është edhe dita e rikonstruksionit të “Shtëpisë së Flamurit” në Korçë, pas shembjes së saj nga privatët, Artan Lame ka treguar se vlerat korçare qëndrojnë akoma të forta, shkruajnë mediat në Shqipëri.
“Ka qenë gjithmonë një pjesë problematike ndryshimi i flamujve. Kanë bërë gjithmonë ndryshime, i kemi vënë kurorë, dykrenare…, por ajo çfarë s’ka ndyshuar asnjëherë është fusha e kuqe dhe shkaba ndykrenore e zezë”, tha Lame.
I pranishëm në “Shtëpinë e Flamurit” në Korçë ka qenë dhe zv. kryeministri Niko Peleshi, i cili shprehet tejet i lumtur për rikthimin e këtij momumenti të rëndësishm kulturor.
“Shtëpia e Flamurit do të rikthehet siç ka qenë. Korça ka arritur të ruajë historinë ashtu siç kanë arritur dhe shumë zona apo qytete të tjera të ruajë trashëgiminë”, tha ai.